-Kulturë

28 mijë paund për botimin e parë të Harry Potter, ja çfarë bën të veçantë


               Publikuar në : 20:55 - 31/07/19 |
Al Do

Një kopje e rrallë origjinale e librit të parë Harry Potter është shitur për 28,500 paund në një ankand.

Botimi i parë i “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, romani debutues i JK Rowling, u ble nga një koleksionist në Britaninë e Madhe.

Libri i vitit 1997, botuar me dy gabime, u shit nga libraria Staffordshire për 1 paund rreth 20 vjet më parë.

Një nga gabimet është përsëritja e fjalës “1 wand” në një paragraf të librit.

Gabimi tjetër është në pjesën e prapme të kapakut pasi fjala “Philosopher’s” është shkruar “philospher’s”.

Ankandi në Bishton Hall, në Staffordshire pati oferta nga e gjithë bota dhe shuma fituese erdhi përmes telefonit. As blerësi dhe as shitësi nuk dëshiruan të bëheshin publik.

Vetëm 500 kopje të këtij edicioni të parë të sagës Harry Potter u botuan dhe vetëm u 300 dërguar nëpër librari.

Shitja përkoi me ditëlindjen e autores JK Rowling, 31 korrik – që është edhe ditëlindja e krijimit të saj imagjinar Harry Potter. /Opinion.al

Pas