Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një banese në Kamëz të Tiranës, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i ka publikuar në rrjetet sociale foto intime.
Ky i fundit është arrestuar nga policia ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Policia ka shpërndarë momentet e arrestimit të 39-vjeçarit i cili ka mohuar të ketë publikuar foton intime.
Ai pretendon se foton ja ka marrë nga telefoni një mik i tij i cili më pas e ka shpërndarë në rrjetet sociale.