Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një Fast-Foodi në Dhërmi.
Mësohet se i plagosuri është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me një 27-vjeçar, i cili gjithashtu punonte te i njëjti Fast-Food.
Gjatë konfliktit, 27-vjeçari e ka qëlluar me thikë A. M., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky i fundit është transportuar për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit.