Kronikë

27-vjeçari humbi jetën në Cërrik, policia: I shpërtheu lënda plasëse në dorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 30/12/21 |
Opi Nion

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik, pasi i ka shpërthyer në dorë një sasi lëndë plasëse .

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.3 në Cërrik, ndërsa policia raporton se viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Erjon Rexhepi.

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas