Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 27 humbe jete nga COVID-19.
Po gjatë këtij harku kohor, në shtetin fqinj janë regjistruar 1 712 raste të reja me koronavirus. Sipas informacioneve, aktualisht në Greqi ndodhen në intubim 357 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 693 886 qytetarë, nga të cilët kanë humbur jetën 15 375 qytetarë./Opinion.al