Kronikë

27 të arrestuar/Shkatërrohen dy klane italo-shqiptare, lidhja me “Diabolik”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 18/01/22 |
Opi Nion

Dy klane kriminale, kundërshtarë me njëri-tjetrin për tregun e drogës dhe sheshet e trafikut të drogës, u shkatërruan mëngjesin e sotëm në Itali.

Sipas mediave italiane 27 persona janë arrestuar për trafik droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje.

Karabinierët kanë arritur të shpërbëjnë dy klane italo-shqiptare që ishin n konflikt të hapur me njëri-tjetrin.

Policia ka zbatuar urdhrat e lëshuar nga Gjykata e Romës me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila urdhëroi arrestimin e 27 personave.

Ndërsa mësohet se lideri i njërit prej klaneve ishte i afërm i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë./Opinion.al

Pas