-U tha në Opinion

27 Shkurti apo 6 Marsi, cilën datë do të dekretojë Meta për zgjedhjet e pjesshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 19/01/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta është shprehur se po të dekretonte sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të ishte 27 shkurti nëse do i dekretojë nesër do të jetë data 6 mars.

Meta tha në emisionin “Opinion” se afati ligjor prej 45 ditësh do i japi kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet.

“Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi. Ka një hapsirë të caktuar dhe unë jami disponuarpër të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë. Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”,-tha Meta./Opinion.al

Pas