Aktualitet

267 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Tiranë, Kim: Lëvizje në ekonomi  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 16/05/21 |
Opi Nion

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, Defender Europe 21 që po zhvillohet në Shqipëri prej disa javësh.

E pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit, Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha ndër të tjera se kjo stërvitje sjell edhe të ardhura ekonomike për Shqipërinë.

“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi. SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Kim.

Shqipëria pret Defender Europe 21 si pjesë e stërvitjes ushtarake ku afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 shtete do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende./Opinion.al

Pas