Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkoitke. Sipas informacioneve, dy personat e arrestuar janë të moshës 34-vjeç dhe 42-vjeç.
Në momentin e arrestimit, autoritetet italiane iu kanë sekurestruarshqiptarëve 26 kilogramë kokainë.
Ata u ndaluan teksa po transportonin sasinë e lëndës narkotike me një furgon. Pas arrestimit, shqiptarët janë dërguar në burgun Rieti pasi ditën e sotme iu rikonfirmua masa e sigurisë arrest me burg./Opinion.al