Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 25 persona nga koronavirusi.
Po ashtu, janë konfirmuar dhe 436 raste të reja, prej të cilave, 20 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin helen është 152412, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 5671.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese. / Opinion.al