Kryesore

25 prilli, KQZ vulos rezultatin e zgjedhjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 13/07/21 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar pas 80 ditësh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, atë që ishte miratuar më parë edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar pas 80 ditësh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, atë që ishte miratuar më parë edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

PS ka siguruar mandatin e tretë me 3 vota pro dhe dy vota kundër në KQZ, ndërsa në opozitë janë PD dhe LSI. Anëtarët e opozitës Helga Vukaj e PD dhe Muahrrem Cakaj i LSI votuan kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve me argumentin se ky rezultat nuk garantoi vullnetin e shqiptarëve, duke akuzuar dhe mazhorancën për persona të inkriminuar.

Krahas mandatit të tretë të Ramë si kryeministër edhe lista e deputetëve fitues është e pakthyeshme. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese për sa kohë ligji nuk ka shtrirë efektet e tij dhe vendimi i Komisionit Rregullator vulosi zgjedhjet e 25 prillit.

Ata deputetë që kanë marrë mandatin, pavarësisht se kanë më pak vota se deputetët që ishin  poshtë vijës fituese do ta gëzojnë mandatin edhe për katër vitet në vijim. Herësi është antikushtetues por deri në momentin e zbardhjes së vendimit të gjykatës kushtetuese ky parashikim ligjor do të jetë në fuqi dhe lista do jetë ashtu siç ishte e renditur nga kryetari i partisë me përjashtim të rasteve si ai i Fatmir Xafajt apo Luçiano Boçit.

Pas