Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se 25 prilli është një referendum, ndërsa shton se shqiptarët ndodhen para dy alternativave, “Shqipëria në Europë ose në Gropë.”
Sipas Metës, shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të zgjedhin të shkojnë në Europë.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”-shkruan Meta.
Reagimi i Presidentit vjen pas përplasjeve të ashpra me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kodin Zgjedhor./ Opinion.al