Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 mijë Euro për të ndikuar në vendimin e gjykatës, arrest shtëpie për avokatin

2024/02/20 at 11:53 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtrimi 50 milionë Euro me kriptovalutat, SPAK mbyll hetimin për 5 persona

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për avokatin Petraq Semani, i cili dyshohet se mori një shumë monetare prej 25 mijë eurosh nga dy shtetas, me premtimin se do të ndikonte te gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit.

Sipas GJKKO, ndaj tij rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë shtetasi të cilit avokati i mori para në këmbim të ndikimit të tij te gjyqtarët, është i dënuar me 15 vite burg për të “plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Njoftim për shtyp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 257, të vitit 2021, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton  se shtetasi P. S., në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D.,  një shumë monetare prej 25 000 (njëzetë e pesë mijë) Euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim tek gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit. Marrja e sasisë prej 9.550 (nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) Euro, nga personi nën hetim P. S., në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimeve të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, dhe të dhënat e Ëestern Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 88/2 e 25, i Kodit Penal dhe dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë). Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.

Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).

Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024.

Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

Ju sugjerojmë

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
Aktualitet

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

3 Korrik, 2025 2:48 pm
“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
Aktualitet

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

3 Korrik, 2025 2:34 pm
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

3 Korrik, 2025 2:14 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

3 Korrik, 2025 2:09 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
Rajoni

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

3 Korrik, 2025 1:44 pm
Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

3 Korrik, 2025 1:36 pm
VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik
Sport

VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik

3 Korrik, 2025 1:20 pm
Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja
Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja

3 Korrik, 2025 1:13 pm
Para
Komisioni i Ligjeve miraton në parim pr.ligjin për Amnistinë Penale

Komisioni i Ligjeve miraton në parim pr.ligjin për Amnistinë Penale

Rama mbërrin në Ankara, pritet nga një delegacion turk

Rama mbërrin në Ankara, pritet nga një delegacion turk

Drejt fundit përgatitjet për protestën e opozitës, policia rrethon Kryeministrinë me gardh metalik

Drejt fundit përgatitjet për protestën e opozitës, policia rrethon Kryeministrinë me gardh metalik

TE FUNDIT

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
3 Korrik, 2025

Deputeti i PD Dashnor Sula ka mbajtur sot fjalimin e tij të fundit në Kuvend gjatë seancës plenare. Ai nuk...

Lexo më shumë

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
3 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, Berisha nga selia blu u ndal edhe te rinumërimi i votave në qarkun e Fierit nga...

Lexo më shumë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
3 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë...

Lexo më shumë

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
3 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat në selinë blu, kreu i PD, Sali Berisha tha se prezantoi para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com