Federata Rumune e Futbollit rrezikon falimentimin. Një gjykatë e ka dënuar federatën me një gjobë 240 milionë euro. Shuma do t’i kalojë klubit Universitatea Craiova, që u dënua padrejtësisht nga Federata në vitin 2011, deklaron gjyqi ditën e hënë. Sipas gjyqtarëve, Federata ka keqpërdorur fuqinë që ka duke mos respektuar rregulloren, pasi klubi kishte hapur një gjyq civil me trajnerin e atëhershëm Victor Piturca.
“Kur të konfirmohet vendimi, Federata duhet të shkrihet”, ka thënë presidenti i Federatës Andrei Vochin. Federata ka një buxhet vjetër prej vetëm 15 milionë euro. Vochin nuk humbi rastin të akuzonte presidentin e asaj kohe Mircea Sandu. Sandu është dënuar një dënim trevjeçar liri me kusht, 17.700 euro gjobë dhe 100 orë punë sociale.