Kronikë

240 fshatarë u thirrën dëshmitarë, SPAK: Ja pse kërkohet konfiskimi i pasurisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 22/06/22 |
Opi Nion

Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje rreth 240, të fshatit Kozarë, në Kuçovës në lidhje me pasurinë e shtetasit Bektash Shtëpënja, pasi djali i këtij të fundit rezulton të jetë shpallur fajtorë për vepra të rënda kriminale.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi i SPAK, i cili në një njoftim sqaron arsyet se pse kërkohet konfiskimi i pasurisë së Bektesh Shtëpënjës i cili prej 1991 punon me autokombajnë duke iu korrur grurin banorëve të zonës së tij.

Ndërsa djali i tij, Andrea Dinga, apo Andrea Shtëpënja, alias (Prifti), është një person që për autoritetet shqiptare, është subjekt i aktit normativ pasi Prokuroria e Posaçme nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, ka arritur në konkluzionin se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur me të familjarisht, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Operacionit Forca e Ligjit, ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur.

Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.

Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

  • Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
  • Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
  • Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
  • Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
  • Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
  • Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
  • Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtiumit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore.

Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.

Në mungesë të dokumentacionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarëve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar,-thuhet në njoftimin e SPAK./Opinion.al

Pas