LSI vazhdon të “prodhojë” deputetë për opozitën e re. Një tjetër kandidate, Enada Koçiraj ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
24-vjeçarja do të zëvendësojë ish- deputetin e Vlorës, Shezai Rrokaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën të për diskutuar për të si dhe për dy kandidatët e tjerë: Ralf Gjonin dhe Nimet Musaj.
Deri më tani janë 11 nga kandidatët e opozitës që kanë marrë mandatin, ndërsa 3 deputetë nuk kanë pranuar të heqin dorë. Mes tyre dhe Rudina Hajdari./Opinion.al