Një 24-vjeçar nga Kamza po hetohet në gjendje të lirë, pasi i ka marrë makinën një personi në Korçë.
Sipas policisë, i riu me inicialet E. C., me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i kishte një shumë parash borxh 24-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Vetëgjyqësia” të shtetasit E. C., 24 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Kamëz, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej 24-vjeçarit, një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al