Sociale

24 vite nga tragjedia e Otrantos që u mori jetën 81 shqiptarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 28/03/21 |
Opi Nion

Janë shënuar  24 vite nga një prej tragjedive më të rënda në Adriatik, ajo e Otrantos ku 81 qytetarë shqiptarë që udhëtonin drejt Italisë humbën jetën pasi anija e tyre e nisur nga Vlora u godit nga një anije e rojes bredetare italiane, duke u fundosur në ujërat e Adriatikut.

Anija e quajtur “Katri i Radës” u nis nga brigjet  Vlorës drejt Brindizit paraditen e 28 Marsit të vitit 1997, me 115 persona në bord. Në kanalin e Otrantos, mjeti u perplas nga anija italiane, duke shkaktuar vdekje e 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç, ndërkohë që 24  të tjerë vazhdojnë ende të jenë të zhdukur në ujërat e Adriatikut. 34 persona arritën të mbijetonin nga kjo tragjedi.

Marina Luftarake Italiane menjëherë, në datën 29 mars 1997, nisi një hetim të brendshëm, ku konkludoi se kontakti mes anijeve “Sibila” dhe “Katri i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes. Në 17 nëntor 1998 Prokuroria e Brindisit përfundoi hetimin për këtë tragjedi. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Brindisit vendosi që Namik Xhaferi, drejtuesi i anijeas “Katri i Radës” të dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni i rangut të tretë Fabrizio Laudadio, komandant i korvetës “SIBILLA” (F-588) të dënohet me tre vjet heqje lirie. Në vitin 2011 dënimi i tyre u ulën respektivisht në tre dhe dy vjet./Opinion.al

Foto: Momenti kur anija e shqiptareve gjendet prane anijes italiane

Pas