Aktualitet

24 vite në detyrë, vjen dorëheqja e parë nga selia e PD-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 07/01/22 |
Opi Nion

Ditën e nesërme para selisë blu zhvillohet protesta klundër kryedemokratit Lulzim Basha e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por, në prag të protestës ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga brenda ndërtesës së demokratëve.

Roja i brendshëm i PD-së, Pëllumb Matraku ka hequr dorë nga vendi i punës të cilin e mbante prej 24 vitesh.

Matraku e ka deklaruar dorëheqjen e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku ka shprehur se ishte krenar për punën e bërë si gjatë kohës së Berishës ashtu edhe gjatë kohës së Bashës.

Në justifikimin e këtij vendimi të marrë, ai shkruan se nuk i pëlqenin disa reagime mes demokratëve dhe gjithashtu bëri thiorrje që të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.

Pas