Mbrëmjen e kësaj të marte në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj në këtë ceremonia foli edhe nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, tashmë e komanduar në krye të bashkisë pas arrestimit të Erion Veliajt.
Ajo tha se në 24 orët e fundit u duket se janë në një ëndërr të keqe dhe se do ta rimarrin sërish ritmin e humbur dhe goditja e befasishme “nuk do të na hutojë”.
“Asnjë nga ne s’do e mendonte që do ishim ne të pesë këtu në podium. Në më shumë se 1 dekadë punë të përditshme, ajo që na ka bashkuar dhe që kemi lënë kockat nuk përputhet me imazhin e xhiruar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe nga ajo sallë ku dje bënim batuta, kalonim informacion. Tirana është më e madhe se ne dhe puna jonë. Çfarë do që bëjmë dhe kush jemi ne, është puna që mbetet pas.
Në fund del në pah edhe e vërteta. Detyra jonë sot e bashkisë Tiranë që ndan dhe ka ndarë misionin dhe vizionin e kësaj skuadre është ta bëjë Tiranën shumë të shkëlqejë edhe fortë. Kryeministri ka qenë më ne gjithë këto orë të vështira dhe e falënderojmë. Ne do ta rimarrim sërish ritmin e humbur dhe goditja e befasishme nuk do të na hutojë”, tha ajo.