Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“24 orë ujë për Durrësin”, çfarë diskutoi Rama me Macron

2021/03/22 at 6:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“24 orë ujë për Durrësin”, çfarë diskutoi Rama me Macron

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me Presidentin e Francës, Macron. Rama shprehet se në këtë takim është folur për disa projekte, ku mes tyre pëtrfshihet dhe garantimi i 24 orëve ujë për qytetin e Durrësit.

Kryeministri thotë se në këtë takim u fol dhe për investimet e Francës në sektorin e energjisë në Shqipëri, në Karavasta, si dhe për planin europian të investimeve me impact kombëtar dhe rajonal.

Në këtë takim, sipas kryeministrit, u diskutua dhe për procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe për impelemntin e 4 lirive në kuadër të Shengenit Rajonal.

Prononcimi i Ramës

“Ishte një ftesë e Presidentit me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar. Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit. Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi. Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar dhe ku ne jemi aktivisht të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim. Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurine e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal  dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë.

-Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre?

-Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.

– Morët sinjale sa i përket procesit të integrimit?

-Është një proces që vazhdon. Unë e kam  thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaMacron

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
​​​​​​​Lista Serbe: Nuk e mbështesim qeverinë e Kurtit

​​​​​​​Lista Serbe: Nuk e mbështesim qeverinë e Kurtit

Gjykata e Posaçme drejt kolapsit

Gjykata e Posaçme drejt kolapsit

COVID-19/ Maqedonia e Veriut mban në fuqi orën policore

COVID-19/ Maqedonia e Veriut mban në fuqi orën policore

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com