Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

239 të rinj nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

2024/09/16 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
239 të rinj nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

239 vajza e djem janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Në ceremoninë e përcjelljes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përgëzoi të rinjtë për zgjedhjet e kësaj rruge që kërkon sakrifica, duke thënë se janë një shembull frymëzues për të gjithë.

“239 djem dhe vajza, mes shumë pikëpyetjeve keni bërë hapin e madh drejt këtij sheshi, duke vendosur të ecni në një rrugë ndoshta më të vështirë por gjithashtu më të bukur dhe më përmbushëse, si çdo rrugë që qëndron mes investimit në dije dhe investimit në vlera. Me siguri ky rrugëtim i ri, do të sfidojë karakterin, forcën dhe intelektin tuaj. Por në këtë udhë, ju do të keni për krah jo vetëm njëri – tjetrin, por edhe përkushtimin e të gjithë stafit akademik të kursit bazë, të cilët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj këtu, pasi kanë detyrën e vështirë të dëshmojnë çdo ditë se Forcat e Armatosura janë një familje e madhe, ashtu si familja që ju ka rritur e sjellë këtu sot për të nderuar veten dhe vendin”,  theksoi ministri Vengu.

“Ndoshta duke vendosur të jeni këtu sot, keni hequr dorë nga disa komoditete, por me këtë sakrificë vjen edhe ndjenja e krenarisë, jo ajo krenaria boshe dhe kryeneçe, por krenaria e detyrës së kryer, krenaria e përmirësimit të vetes dhe të shoqërisë, krenaria e shërbimit dhe e sfidës së tejkaluar si një skuadër e vetme, e pakrahasueshme me asnjë ndjesi tjetër”, – theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ministri Vengu, porositi të rinjtë të ruajnë me krenari simbolet kombëtare dhe të jenë shembull i respektit ndaj traditave tona.

Mes 239 kandidatëve të kualifikuar në përfundim të procesit të rekrutimeve për ushtarë/detarë, të drejtën për të vijuar kursin e kanë edhe 33 vajza; 25 kandidatë janë me arsim të lartë; 160 me arsim të mesëm dhe 54 kandidatë janë me arsim 9 – vjeçar. Të kualifikuarit kanë kaluar me sukses të gjitha testimet e zhvilluara: fizik, intelektual dhe testimin psikologjik. Gjithashtu kandidatët e kualifikuar plotësojnë edhe kushtin e sigurisë, verifikuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe Policia Ushtarake.

Pjesë e Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 – 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin dhe ka një figurë të pastër morale.

Stërvitja Individuale Bazë (SIB), e cila konsiderohet si porta hyrëse për çdo të ri në Forcat e Armatosura dhe njëherësh edhe si shkolla e parë e edukimit ushtarak, nis sot, më 16 shtator dhe do të zhvillohet deri më 22 nëntor të këtij viti. Në përfundim të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen për të shërbyer më pas në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura. Të gjithë të rinjtë që bëhen pjesë e FA përfitojnë një trajtim dinjitoz financiar dhe mundësi mjaft të mira për karrierë.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Para
Zhupa: Ministria e Arsimit gënjeu kuvendin për tarifat e studimit në mjekësi, 3-fishoi kostot

Zhupa: Ministria e Arsimit gënjeu kuvendin për tarifat e studimit në mjekësi, 3-fishoi kostot

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: 7 të dënuar janë futur në “41 bis” me kërkesën tonë 

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: 7 të dënuar janë futur në “41 bis” me kërkesën tonë 

Vuçiç bisedon me Sarrazinin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë 

Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, reagon BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti 

TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com