Te Fundit

238 ditë pa ushqim, vdes avokatja turke


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:17 - 28/08/20 |
Opi Nion

Avokatja turke Ebru Timtik humbi jetën në spital 238 ditë pasi kishte hequr dorë nga ushqimi.

Avokati i popullit njoftoi në tuiter vdekjen e saj në orën 21;04 duke bërë të ditur se zemra e Timtik ndali, ndërsa mjekët provuan edhe masazhin kardiak.

Timtik dhe Aytaç Ünsal, një tjetër avokat që kishte hequr dorë nga ushqimi bashkë me të, u dërguan në spital më 30 Korrik pasi gjykata refuzoi lirimin e tyre, pavarësisht se institucionet mjekësore raportuan se gjendja e tyre nuk ishte e përshtatshme për qëndrimin në burg.

Së fundi gjendja e Timtik kishte arritur në pikën që merrte vetëm pak ujë përmes një shiringe.

Në një gjyq të shoqatës së avokatëve, Timtik u dënua me 13 vite e 6 muaj burg për lidhje me terrorizmin, akuza të bazuara kryesisht tek një dëshmitar që më pas u deklarua se nuk duhej marr në konsideratë për shkak të gjendjes së tij mendore. Bashkë me Timtik, u dënuan edhe 18 avokatë të tjerë me 159 vite burg në total.

Gjykata e apelit, dha verdiktin pa marrë në konsideratë apelimin e gjytarëve në tetor të vitit të shkuar.
Pas këtij procesi Timtik dhe Ünsal hoqën dorë nga ushqimi dhe kërkuan gjykim të drejtë për çështjen e tyre. Ünsal është ende në jetë.

Avokatët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Turqi dhe në botë, kërkuan prej muajsh që autoritetet të merrnin në konsideratë kërkesën e avokatëve për rigjykim./Opinion.al

Foto e fundit e Ebru Timtik, ne spital

Pas