Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

23 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

2022/04/16 at 8:55 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
23 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Përveç të shpërngulurve në këto dy shtete, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.


Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi). Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës kalojnë në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ku me datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.

Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i kosovarëve drejt Kukësit, të dëbuar me forcë prej trojeve nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë hynin në Kukës nga pikëkalimi i Vërmicës/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Në krye të javës në Kukës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në kuadër të 2️3-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës mbahet koncert festiv “EKSOD 99” në ora 11:30, organizuar nga Bashkia e Kukësit përpara sheshit “Skënderbej” në Kukës.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit qëndron monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur./KlanKosova



Ju sugjerojmë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
Rajoni

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

7 Korrik, 2025 10:47 am
Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
Aktualitet

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

7 Korrik, 2025 10:45 am
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

7 Korrik, 2025 10:28 am
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

7 Korrik, 2025 10:26 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
Sport

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

7 Korrik, 2025 10:17 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Para
Rusia “rikthehet” në Kiev, shpërthime të fuqishme edhe në Lviv

Rusia “rikthehet” në Kiev, shpërthime të fuqishme edhe në Lviv

PD zgjedh sot 8 kryetarë të degëve

PD zgjedh sot 8 kryetarë të degëve

Çdo e diel “Ditë pa Makina” në Tiranë, si do të bëhet lëvizja e automjeteve

Çdo e diel “Ditë pa Makina” në Tiranë, si do të bëhet lëvizja e automjeteve
















TE FUNDIT

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
7 Korrik, 2025

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan...

Lexo më shumë

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
7 Korrik, 2025

Nga SPAK, ku zbatoi masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha ka folur për zjarrin në...

Lexo më shumë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
7 Korrik, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë...

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
7 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com