Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

23 nuse për 23 vite/ Surpizat e veçanta në eventin e “Geraldina Sposa” janë për të mos u humbur

2018/06/04 at 2:19 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
23 nuse për 23 vite/ Surpizat e veçanta në eventin e “Geraldina Sposa” janë për të mos u humbur

Krejt ndryshe nga 14 vitet e shkuara, sfilata e përvitshme e sallonit Geraldina Sposa këtë vit i është kushtuar vetëm klienteve të sallonit, nuseve të ardhshme, që kanë qenë dhe spektatoret e vetme në një sallë të veçantë, brenda ambienteve të “E diela shqiptare”. Ka qenë emisioni i përjavshëm i Gjebreas, që ka mirëpritur sfilatën më të madhe të sallonit të veshjeve të nusërisë, bashkë me mysafiret e veçanta. Në një event, përveç pasarelës ka pasur dhe shumë surpriza, ndër më të mezipriturat hedhja e një shorteu, që ka bërë të lumtur një çift, që ka fituar paketën për një muaj mjalti në Maldive dhe plot 23 nuse të ardhshme që për dasmën e tyre do të marrin dhe nga një fustan.


Njëzetëetre nuse të lumtura për të festuar njëzetëetre vitet që ka në treg Geraldina Sposa. Kjo sfilatë e pesëmbëdhjetë, për të parën herë larg tapetit të kuq, është zhvilluar kështu duke pasur në fokus vetëm nusen dhe asgjë tjetër: një pasarelë që ka përdorur fjalën e fundit të teknologjisë dhe ndriçimit, muzikë romantike, modele profesioniste dhe vajza të njohura të ekranit dhe sigurisht që sytë e të gjithëve kanë qenë atje ku ka qenë dhe interesi më i madh i të pranishmeve, tek fustanet e nusërisë.

Plot tridhjetë e një modele kanë parakaluar përpara nuseve të ardhshme, të ulura si spektatore të sfilatës. Sfilata është hapur me fustanet model siluetë, me dantella delikate të punuara me dorë dhe copa të mëndafshta, për të vijuar me modelet më romantike, stilet princeshë, aq të dashura për nuset shqiptare.

Të ndërthurura bukur, ato janë sfaqur përmes hireve të modeleve, por dhe vajzave të njohura,  që nuk mungojnë asnjëherë në sfilatën e Geraldinës si Viola Spiro, Eva Murati, Sara Kolami,  Andresa Ambrosio, që kësaj radhe ka qenë vërtetë në shtëpinë e vet, apo Evangjeli Telo, velina e “Fiks Fare” . Fustanet kanë qenë një miksim mes brandeve të mëdha botërore dhe brandit të pare, që realizon veshje nusërie në Shqipëri, “Geraldina Sposa”.

Siç bën tashmë prej vitesh, ku nuset e vërteta ngjiten dhe në pasarelë, këtë vit mbyllja i ka takuar pikërisht një vajze të tillë, Emel Petërçi. Dhe nuk ka qenë thjesht nuse, por një nuse në ditën e saj të dasmës.

Emocioni në fytyrën e Emelit ka qenë i jashtëzakonshëm, kur nën tingujt e “Simply the best”, që për shumë vite ka zbuluar vajzat më të dashura të ekranit shqiptar, është shfaqur me fustanin dhe buqetën e saj të nusërisë, me të cilat, në krah të të atit që erdhi ta merrte në skenë, është nisur me një karroce Hirusheje drejt vendit të kurorëzimit.

Një mbrëmje që ka bërë kaq shumë nuse të lumtura dhe një përrallë, që është mbyllur në mënyrën më të bukur, për një mbrëmje kaq të veçantë, siç vetëm Geraldina Sposa di të organizojë.

Etiketa: geraldina sposa


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Ministri i Kosovës: Ia kam thënë Gjiknurit taksa e Rrugës së Kombit është e shtrenjtë, presim të ndryshojë

Ministri i Kosovës: Ia kam thënë Gjiknurit taksa e Rrugës së Kombit është e shtrenjtë, presim të ndryshojë

Publikohet lista e Botërorit. Ja vendimi që mori Egjipti për Salah

Publikohet lista e Botërorit. Ja vendimi që mori Egjipti për Salah

Opozita kërkon shkarkimin, ministri Xhafaj shfaqet në ambasadën e SHBA për një dekoratë

Opozita kërkon shkarkimin, ministri Xhafaj shfaqet në ambasadën e SHBA për një dekoratë
















TE FUNDIT

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
28 Nëntor, 2025

Peshkaqenët gëlltitës, krijesa të çuditshme me sy të gjelbër ndriçues dhe trup të hollë, kanë mbijetuar për miliona vite në...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com