Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në kanë humbur jetën 22 persona nga COVID-19.
Po ashtu, janë shënuar edhe 2147 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, 357 pacientë janë shtruar në spitale për të marrë trajtim si pasojë gjendjes së rënduar nga koronavirusi.
Krahasuar me ditën e djeshme numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e kaluara ishin 880 të infektuar, ndërsa sot 2147 persona.
Rekordi i rasteve ditore u shënua në 12 nëntor të vitit të kaluar, 3316 brenda 24 orëve. Ndërsa numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit për 24 orë u regjistrua në 28 nëntor, ku 121 pacientë vdiqën./ Opinion.al