Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona nga koronavirusi.
Po ashtu, në harkun kohor prej 24 orësh u konfirmuan 941 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID19 që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 155 678 , ndërsa kanë humbur jetën 5764 qytetarë.
Ndërkohë, vijojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore 260 qytetarë./ Opinion.al