Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptar dhe një grek, ndërsa po transportonin një sasi të madhe droge.
Në makinën e grekut u gjetën dhe sekuestruan 213,8 kg kanabis. Lënda narkotike ishte futur në 10 thasë të mëdhenj.
Dy shqiptarët ishin më përpara me një makinë tjetër dhe kishin rolin e pararojës. Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.