Aktualitet

21 vjetori i sulmit terrorist në SHBA, Berisha: Nuk mposhtet “Kështjella e Lirisë”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 11/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 21 vjetorin e sulmi terrorist në Neë York.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se me sulmin barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe bashkëpunëtorët e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës, por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.

Ndër të tejra, kryedemorati shkruan; “Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.”

Reagimi i Berishës:

Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë. sb

Pas