21 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë shtet, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,258 testime prej të cilave 284 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik, ka regjistruar 449 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruar në 98,122./ Opinion.al