Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit“.
Pas daljes nga SPAK, Zabit Deda deklaroi se ka folur në lidhje me atë që iu kërkua nga SPAK për vrasjen e të vëllait.
Ai shpreson se vrasja e vëllait më 21 janar, do të zbardhet.
“Ato që na kërkuan i thamë, shpresojmë se do zbardhet. Po. Do dëshmojnë edhe vëllezërit e tjerë, do e shihni”, u shpreh Zabit Deda.