Kryesore

21 janari, Spiropali: Nuk kemi hequr dorë kurrë nga drejtësia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 21/01/23 |
Opi Nion

Teksa sot shënohen 12 vite nga 21 janari, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali i ka bërë thirrje drejtësisë së re që të hapë hetimet, nderkohë që thotë se mazhoranaca nuk ka hequr dorë nga drejtësia për atë çështje.

“E dinë të gjithë që me 21 janar nuk pari vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i një transkrpiti të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmitarët u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi, në emër të viktimave, hetimeve, familjarëve dhe demokracisë së përgjakur më 21 janar. Në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do hapë menjëherë hetimin e çështjes. Ne s’kemi hequr dhe s’do heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia, sot edhe më shumë, se ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë sesa fjalët tona”, tha Spiropali.

Pas