Teksa shënohen sot 11 vite nga protesta e 11 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama ka nisur homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave.
Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të vrarë kanë vendosur karafila në përkujtim të tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më 21 janar të vitit 2011 protestues të shumtë iu drejtuan kryeministrisë duke kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria, të thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë. Vendi ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Protesta degradoi në dhunë dhe kaos në mes të cilës pjesëtarë të Gardës qëlluan me armë zjarri duke vrarë 4 protestues.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika mbetën të vdekur dhe u shpallën “Dëshmorë të Atdheu” në përkujtimoren e 10-të.