Sociale

2023 mbërriti në Tiranë mes fishekzjarreve, Veliaj: Më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 01/01/23 |
Opi Nion

Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka uruar i pari natën e ndërrimit të viteve nga sheshi “Skënderbej”, ku ishte organizuar edhe një koncert festiv me këngëtarët, Getoar Selimi, Luana Vjollca dhe Ardit Çuni.

Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim.

“Dashuria e çon këtët qytet përpara. Puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara, njerëzit e mirë e çojnë këtë qytet përpara. Këtë vit kemi pasur një vit fantastik si Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Nga nesër, fillon një vit i ri i Tiranës, Kryeqyteti Europian  i Sportit. Po sporti më i mirë është dashuria për njëri-tjetrin, është solidariteti dhe është bashkëpunimi. Nuk ka rëndësi nëse jemi nga Tropoja apo nga Tepelena, të krishterë apo myslimanë, vendalinj apo të ardhur, kjo është Tirana jonë. Dhe të gjithë bashkë japim një kontribut për ta çuar më përpara”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky është dhe një moment për të lënë pas çdo keqkuptim dhe për të parë nga e ardhmja.

“Sot numërojmë mbrapsht për të mbyllur një vit dhe për të pasur një spektakël fishekzjarresh. Unë them që ne duhet të numërojmë mbrapsht për të mbyllur çdo debat, çdo keqkuptim, çdo cic mic me njëri-tjetirn. Ne shqiptarët kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë. Ndaj, miqtë e mi, më shumë dashuri, më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim, më pak pengesa, më shumë kokën nga e ardhmja se sa nga e kaluara”, tha ai.

Kreu i Bashkisë falenderoi dhe të gjithë ata që natën e ndërrimit të viteve e kaluan në punë në shërbim të komunitetit.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që në ditët e vështira siç ishte tërmeti, siç ishte pandemia, siç ishte kjo luftë e mallkuar ishin në krye të detyrës. Një super duartrokitje për të gjithë ata që punojnë fort. Faleminderit infermierëve, faleminderit mjekëve, faleminderit policëve, ushtarëkëve, zjarrfikëseve, atayre që do punojnë gjithë natën sot që Tirana të gëzojë dhe secili prej nesh të ketë një festë të bukur”, tha Veliaj.

Pas