Bota

201 viktima nga COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 18/05/21 |
Opi Nion

201 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, teksa janë konfirmuar 4452 raste të reja nga 262864 testime të kryera.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 11831 qytetarë janë shëruar  brenda këtij harku kohor.

Numri i infektimeve pësoi një rritje krahasuar me të hënën, ku ishin 3455 raste nga 118924 teste, ndërsa me rritjen e tamponëve u rrit edhe numri i qytetarëve që u zbuluan se ishin të prekur nga sëmundja.

Gjithashtu, vërehet një rënie e shtrimeve në spitale. Aktualisht të infektuar në Itali janë 315,308 qytetarë. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124497./ Opinion.al

 

Pas