KORÇË- Ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj tre mjekëve kirurg në spitalin e Korçës. Hetimet erdhën pas denoncimit për korrupsion në “Fiks Fare”. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se tre mjekët po procedohen penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mjekët i kanë kërkuar shumën prej 20 000 lekësh (të reja), një shtetasi që kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Korçës.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomiko–Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
- K.SH, 43 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, Shefi i urgjencës së Spitalit Korçë).
- R. Ç, 45 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
- V.B, 68 vjeç, banues në Korçë, ( me detyrë ,mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).