Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

200 euro në këmbim të notës kaluese, si i çoi studenti në prokurori pedagogët e tij

2018/05/12 at 9:20 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
200 euro në këmbim të notës kaluese, si i çoi studenti në prokurori pedagogët e tij

Prokuroria e Elbasanit ka mbajtur në përgjim telefonat e të dyshuarve, profesorë e sekserë, të cilët nga hetimi ka rezultuar se ishin miq apo kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin, shkruan “Panorama”.


Elvira Lumi
Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi

Për rrjedhojë, ata e kanë pasur të lehtë të bashkëpunojnë në marrjen e parave studentëve, të cilët kërkonin notë kaluese. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pedagogia e jashtme 29-vjeçarja Erjola Çalja kishte si ndërmjetës djalin e xhaxhait të saj, 21- vjeçarin Marjus Çalja, i cili ishte edhe student.

 Ai gjente studentët që nuk kishin marrë notë kaluese dhe iu premtonte se do t’i ndihmonte në këmbim të parave, të cilat varionin nga 100 deri në 200 euro. Edhe i arrestuari tjetër, Adem Ngjela nga Cërriku, dyshohet se bashkëpunonte me pedagogen 29-vjeçare, e cila jepte lëndët e ekonomikut në degët e Gazetarisë apo të Letërsisë. Sakaq, për dy sekserët e tjerë dyshohet se ishin miq të pedagogëve, dekanit Albert Riska dhe shefes së Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi.

Dekani Albert Riska
Dekani Albert Riska

Njëri prej tyre, i cili është arrestuar në Tiranë ku edhe banonte, është emër i njohur në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Admirim Kala, 31 vjeç, i cili, sipas Policisë, kishte rolin e sekserit dhe iu premtonte studentëve, të cilët i gjente mik mbas miku, se i kalonte në provime në këmbim të shumave të mësipërme.

Ai prezantohej si mik i pedagogëve dhe ka dyshime se një pjesë të eurove i mbante për vete. Mësohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të kaluara, i arrestuari Kala kandidoi si deputet nën siglën e LSI-së në Gramsh, më pas, ai ka mbajtur edhe detyrën e koordinatorit të LSI-së po në Gramsh.

Edhe sekseri tjetër ka kryer të njëjtin proces, duke shfrytëzuar miqësinë me pedagogët. Sakaq, një kontroll blic dhe i imtësishëm është kryer edhe në zyrat e pedagogëve ku edhe i janë sekuestruar një sërë dokumentacionesh si pjesë e hetimit në vijim.

Sipas të dhënave të Prokurorisë, denoncimi i parë është kryer më 20 shtator të vitit 2017 nga një student, të cilit i kishin kërkuar 200 euro në këmbim të notës kaluese në sezonin e vjeshtës. Pas kësaj, organi i Akuzës ka nisur hetimin nga ku konkludoi, edhe në këtë rrjet të mirëorganizuar korruptiv./ Panorama

 

Etiketa: elbasanpedagogeprokuroristudente


Ju sugjerojmë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
Para
Arresti i shtëpisë për Tahirin, reagon Ambasada Amerikane

Arresti i shtëpisë për Tahirin, reagon Ambasada Amerikane

Incident në Eurovision/ Fansi ngjitet në skenë dhe i merr mikrofonin këngëtares

Incident në Eurovision/ Fansi ngjitet në skenë dhe i merr mikrofonin këngëtares

Video/ Momenti kur fansi i merr mikrofonin këngëtares në skenën e Eurovision

Video/ Momenti kur fansi i merr mikrofonin këngëtares në skenën e Eurovision
















TE FUNDIT

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor, 2026

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, në Sauk nga ushqimi. Mësohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë,...

Lexo më shumë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}