Gazetari Blendi Fevziu ka kërkuar ndjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të emisionit të ideuar dhe drejtuar prej tij “Opinion”.
Fillimisht Fevziu e ka nisur me Artan Lamen, për shkak të të bërtiturës së tij “pusho”, duke prezantuar edhe një klip të shkurtër, si këngë. Më pas, gazetari i është drejtuar gjithë opinionit publik duke iu kërkuar falje nëse janë ndjerë të lënduar ndonjëherë nga emisioni.
Ai tha se në çastin kur emisioni nisi, në ditët e para, nuk kishte një letër apo një preventiv, por ishte thjesht një bisedë me drejtorin e atëhershëm të televizionit, që nisi emisionin.
Fevziu tha se shumë gjëra të këtij emisioni, në fakt, janë pikërisht ashtu siç ka qenë historia e brezit tim, të gjithë ata që janë mosha ime e dinë se gjithçka ishte e ndërtuar mbi pasionin dhe dëshirën për t’i lëvizur gjërat përpara. Sot, vetëm dëshira dhe pasioni nuk mjaftojnë, duhet patjetër më tepër shkollim.