Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 vjet dhunë sistematike nga bashkëshorti, nëna e 3 fëmijëve rrëqeth me rrëfimin

2022/05/04 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
20 vjet dhunë sistematike nga bashkëshorti, nëna e 3 fëmijëve rrëqeth me rrëfimin

Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime denoncon dhunën barbare dhe sistematike të të shoqit ndaj saj. Ajo tregon se ka tre muaj që ka ardhur në Tiranë bashkë me tre fëmijët e saj për t’i shpëtuar agresionit.


Këtu ka gjetur punë dhe ka sistemuar fëmijët në shkollë. Tani ka një avokate shteti falas dhe ajo po merret me urdhrin e mbrojtjes dhe me divorcin. Zonja thotë se u drejtua në “Stop”, pasi ka nevojë për psikolog e ndihmë financiare.

Denoncuesja: Unë jam një zonjë nga jugu i Shqipërisë. Kam 20 vjet që më dhunon burri. Kam 3 fëmijë minorenë. Kam ecur gjithmonë me shpresën se gjërat do të ndryshojnë, do të kalojnë, por dhuna nuk është ndalur në asnjë moment.

Gazetarja: Kush është arsyeja e dhunës?

Denoncuesja: Fanatizmi, xhelozia, alkooli, të gjitha bashkë. Sipas tij, një femër nuk duhet të dalë nga shtëpia, nuk duhet ta shikojë diellin, tamam si në skllavëri. Një femër kur bëhet nënë e harron veten dhe mendon për fëmijët dhe një femër pa mbështetje e ka shumë të vështirë që ta përballojë jetën vetëm. Jam larguar disa herë dhe asnjëherë nuk kam gjetur zgjidhje sepse në radhë të parë nuk kam pasur besim tek vetja ime.

Denoncuesja: Erdhi në drekë. Si zakonisht shtrova drekën, filloi të kapej kot: Pse fëmijët nuk janë në gjumë?! Kur të vi unë i dua në gjumë! Këto do i bësh ashtu si dua unë! Gjëra të tilla. I thashë shtrihu se nuk je mirë sepse ishte i alkoolizuar. Më shtyu dhe më goditi me grushta, me shkelma. Më qëlloi 2 herë më grushta. Atëherë u trembën fëmijët, u ngritën nga gjumi dhe e lanë të qetësohej derisa ta zinte gjumi. Të nesërmen kam ikur nga shtëpia. Jeni ju të parët që ju kam telefonuar për ndihmë.

Gazetarja: E keni bërë më përpara këtë gjë?

Denoncuesja: E kam bërë 3-4 herë dhe më përpara.

Gazetarja: Ku keni qëndruar?

Denoncuesja: Kam qenë tek miqtë e mi, më kanë mbajtur disa ditë, më kanë çuar prapë. Gabimi ishte i imi prapë.

Gazetarja: Pse?

Denoncuesja: E kam dhe urdhrin e fundit të mbrojtjes për 1 vit dhe unë e shkela për 3-4 muaj. Është gabimi im që besoja. Kam nevojë për gjithçka, nga radhë të parë nga ana psikologjike, shpirtërore, pastaj të tjerat. Jam këtu me qira, kam larë qiranë vetëm për 1 muaj. Kam filluar një punë të thjeshtë…

Gazetarja: Sa fiton?

Denoncuesja: 300 mijë lekë të vjetra.

Gazetarja: Sa e ke qiranë?

Denoncuesja: 170. Pjesa tjetër që mbetet drita, ujë dhe bëje llogarinë vetë me 3 fëmijë. Çfarë të them?! Ti e di shumë mirë se jeta këtu është e vështirë. Unë kam kuptuar se zvarrë do të hiqem këtu dhe të pamundurën do ta bëj të mundur vetëm që kthim mbrapsht nuk ka!

Në 20 vjet e ka denoncuar 3 herë bashkëshortin dhe ka marrë urdhër mbrojtjeje, por e ka thyer vetë duke u kthyer në shtëpi. Por këtë herë nuk duroi më e bëri ca para nga kushërinjtë dhe u zhvendos në Tiranë.

Gazetarja: Prej 20 vitesh je dhunuar sistematikisht, ke bërë ndonjë denoncim në polici?

Denoncuesja: Po, kam bërë denoncim 3 herë në polici për 20 vite. Tani është vetëm fillimi, kam avokate.

Gazetarja: Kjo është avokate pa pagesë për rastet e veçanta siç është dhe rasti i një gruaje të dhunuar.

Denoncuesja: Po. Me avokaten po mundohem që të marr urdhrin e mbrojtjes sa më shpejt dhe divorcin të ma bëjë ajo sa më shpejt. E dua sepse duhet ta kisha bërë kohë më përpara. Nuk e bëra më para sepse nga njëra anë nuk kisha dhe kohë, doja të ikja sa më shpejt nga ai vend, të largohesha sa më shumë dhe sot më duket se ai më ndjek. E kam hije kudo sepse bëra denoncimin për ta futur në burg. Dua që emrin tim ta vë në vend dhe ta filloj jetën nga e para sikur kam rilindur dhe nuk iki më nga ky vend. Nuk kthehem më mbrapsht në asnjë vend. Dua të më ndihmojë kush ka mundësi, me çfarë të ketë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Ngjarja në Komisariatin e Kavajës, deputeti: 31-vjeçari vdiq nga dhuna e policisë

Ngjarja në Komisariatin e Kavajës, deputeti: 31-vjeçari vdiq nga dhuna e policisë

Vetëvrasja në Komisariatin e Kavajës, Policia: Po hetojmë

Vdekja e të riut në Komisariatin e Kavajës, reagon Policia e Shtetit

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com