Sociale

20-vjeçarja vdes nga Covid, pak ditë më parë kishte humbur edhe të atin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 28/08/21 |
Opi Nion

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, pasi ka qëndruar prej 4 ditësh Qendrën Klinike Universitare. Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga mjekja Agreta Gecaj-Gashi, e cila ka pohuar se disa ditë më parë e reja kishte humbur edhe të atin.

“Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar prej katër ditësh. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.

Mjekja theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova Rumejsa Hoxha nuk ishte e vaksinuar./Opinion.al

Pas