Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë

2021/07/13 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një histori të dhimbshme, por dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të quajtur Donald Tufi 20 vjeç i ka kushtuar gishtin e njërës dorë.


Në Janar 2021 filloi punë pranë firmës së përpunimit të kartonave për pica, pranë zonës “Ish-Fabrika e qelqit”, e quajtur CDK PACK sh.p.k. Kjo fabrikë ka si administrator shtetasin turk, Savas Karaca. Më 15 Mars 2021, Donaldi pësoi një aksident të rëndë. Në prani dhe me urdhër të përgjegjësit Dedë Bushpreni, ai detyrohet të futet poshtë makinerisë së ndezur për të pastruar bojën.

Në këtë moment, makineria i dëmton Donaldit tre gishtat e dorës. Më pas përgjegjësi fik makinerinë, lajmërohet pronari dhe e drejtojnë për në qendrën  më të afërt shëndetësore, duke i thënë se në spital ka polici dhe mund t’u krijoheshin probleme, ndaj duhet të deklaronte se ishte vrarë në shtëpi dhe jo në punë.

Në 23 Mars 2021 Donaldit i vjen një njoftim për largim nga puna në datën 1 Prill 2021, “për moszbatim me përpikmëri të rregullave të sigurisë në punë”.

Donaldi: Në datë 15 Mars të këtij viti rreth orës 09:00 pësova një aksident, isha duke punuar dhe përgjegjësi më dha një detyrë tjetër sepse atje ishim 4 punëtorë dhe duhet të bënim shumë punë, duhet t’i kapnim të gjitha gjërat nga pak. Po merresha me një punë tjetër dhe më thërriti përgjegjësi, më tha do futesh këtu poshtë. Ishte makineria e madhe dhe unë u futa poshtë makinerisë, makineria ishte në punë dhe më duhej ta pastroja sepse po pikonte bojë. Më tha që do ta pastrosh me leckë dhe pastaj do t’i japësh me sfungjer. Marr telefonin për dritë dhe në momentin që sa vendos leckën më kap gjithë dorën dhe dora ime ngeci mes hekurave dhe makineria ishte me dy hekura të mëdha që edhe më shtypte gishtat, edhe ma prente. Bërtita me zë deri sa erdhi përgjegjësi, fiku makinerinë, e shtyu që të dilte dora dhe pastaj e pashë që dora ishte shumë keq. Isha për Ushtarak direkt sepse isha komplet me gjak. Gjatë gjithë rrugës më thonin që te Ushtaraku është pak problem, sepse atje ka polica, do ju marrin në pyetje, kështu që duhet t’i thuash që nuk je vrarë në punë por je vrarë në shtëpi. Në telefon na merrte përgjegjësi, por përgjegjësi fliste me pronaren. Sepse pronari është turk, ndërsa gruaja e vetë është shqiptare. Gjatë gjithë rrugës ishte ky problemi që mos i thuaj që je vrarë në punë sepse mbyllet puna për 3 ditë, na hap ne probleme, kështu që mos i thuaj. Ok, më bindën dhe kur shkoj te spitali i them që jam vrarë në shtëpi duke prerë dru dhe më kapi sëpata. Doktori më pa, ishte goxha plagë, filloi të ma qepte dhe një gisht ishte ekspozuar kocka m’u pre dhe kocka, pra gishti është shkurtuar, është prerë. Aty më tha policia a do ta ndjekësh në rrugë penale? I thashë jam vrarë në punë, por nuk dua ta ndjek në rrugë ligjore sepse më trembi kjo ligjorja, nuk e dija çfarë ishte. Shkojmë te puna dhe pronari më tha që shpenzimet do t’i japim ne. Nxorri 50 mijë Lekë të vjetra dhe tha këto i ke për shpenzimet që ke harxhuar në spital. Do t’i paguajmë edhe ilaçet dhe raportin që do marrësh do e paguajmë ne. Atë 50 mijë Lekëshin nuk është se ma dha mua, thjesht u paguan ilaçet dhe tha që do të sjellim prapë Lekë, rri në shtëpi qetësohu, pasdite do vijmë ne. Shkruajtën dhe një letër, që sipas atyre e shkruajti përgjegjësi, që Donaldi është vrarë në punë dhe janë këta dëshmitarë, vendosi emrat e të gjithëve, vuri emrin tim dhe tha vendos një firmë. Nuk e lexova. Pasi shkova në shtëpi, nga pasditja më thanë ne nuk të japim asnjë Lekë, thanë, je vrarë vetë, s’ke respektuar rregullat e punës, je treguar i pakujdesshëm, thjesht do të të hedh rrogën. Rrogën duhet ta merrja në datë 15, ishte dhe 10 ditë me vonesë. Paguhesha 260 mijë Lekë të vjetra.

Nuk jam më në punë për shkak se më kanë larguar nga puna. Më sollën një dokument që thoshte të largojmë nga puna për shkak se nuk i ke respektuar rregullat e punës. Unë kërkoj drejtësi, sepse më hoqën dhe nga puna. Unë tani për momentin jam punëtor krahu, jam i paaftë dhe për punë tani. Më kanë hequr nga puna, para jo, kështu që këtë kërkoj, drejtësi.

Gazetari i emisionit Stop tentoi të bisedonte në telefon me përgjegjësin, por pasi iu prezantua, i mbylli menjëherë telefonin.

Gazetari: Përshëndetje, si je?

Përgjegjësi: Mirë! Ju?

Gazetari: Ndjesë për shqetësimin! Jam Andrelin Prifti, gazetar i emisionit “Stop”.

Përgjegjësi: Mirupafshim!

Përmes një kamere të fshehtë, Donaldi dhe nëna e tij takojnë administratorin e firmës, shtetasin turk. Ky i fundit i thotë se Donaldi është djalë i mirë në punë, por ka shkelur rregullat duke u futur poshtë makinerisë teksa ishte ndezur! Në linjë telefonike paralelisht ishte dhe bashkëshortja e pronarit turk, një shtetase shqiptare, e cila iu drejtua Donaldit duke i thënë përse ishte futur poshtë makinerisë me telefon për të bërë dritë?! Kujtojmë këtu se ishte vetë përgjegjësi që e urdhëroi Donaldin të futej poshtë makinerisë teksa ishte ndezur të bënte dritë me celular.

Donaldi: Nuk pata mundësi të vija më parë, për shkak të dorës. Desha të dija kaq: Pse jam larguar nga puna?

Bashkëshortja: Për arsye të moskujdesit në punë, unë e shikoj të rrezikshme, për të vazhduar me mua.

Donaldi: Çfarë rregulli nuk zbatova unë?

Bashkëshortja: Ja pra, a e ke dorën të vrarë?

Donaldi: Po!

Bashkëshortja: Duhet të kesh kujdes!

Pronari: Donaldi është djalë i mirë. Për mua nuk ke patur probleme. Vetëm kujdes nuk ke patur. Sa herë të thosha “Kujdes, kujdes , kujdes!”. Moskujdesja përbën shumë rrezik. Për punën, nuk ka patur problem.

Bashkëshortja: Nuk ishe i kujdesshëm.

Donaldi: Makineria mund të fikej dhe unë mund të pastroja më mirë.

Donaldi: Deda më tha: “Merr telefonin, se është errësirë, se të duhet për blic”. Pse më thatë mua, që mos i thuaj policisë, atje te spitali? Ti the: “Mos i thoni, që je vrarë në punë, thuaj, që je vrarë në shtëpi.”

Bashkëshortja: Unë ta thashë, se gabimi mbetet tek ty.

Përgjegjësi: A e dije ti, se ku fiket makina?

Donaldi: Pse, më the mua ti, që fike makinerinë? Ti nuk the gjë. The:  “Futu, pastroje!”

Pronari: Donald!

Donaldi: Pse bërtet?

Pronari: Je mërzitur?

Donaldi: Po, sepse ika nga puna. Unë nuk jam më i aftë për punë. Ku do shkoj unë dy-tri muaj, sa të rregullohet kjo? Kam tri gishta të çarë.

Bashkëshortja: Unë, thjesht, them se me njerëz, që janë të pakujdesshëm, nuk duhet të vazhdoj më. Kaq!

Përgjegjësi: A i hollove ti 5 l bojë?

Donaldi: Po! S’ka lidhje.

Nëna: Tani, ky bëri gabimin dhe duhej ta pësonte?

Pas kësaj përballje, me pronarin turk shkon të takohet edhe gazetari i Stop që po ndjek çështjen. Por turku i tha që të largohej nga prona private dhe nuk preferonte të fliste për aksidentin që kishte pësuar Donaldi në kompaninë e tij.

Gazetari: Si je zotëri?

Pronari: Mirë!

Gazetari: Kemi ardhur për Donaldin, për atë, që i ka ndodhur dorës së atij.

Pronari: Nuk marr vesh!

Gazetari: Donaldi ka bërë një aksident këtu, në datën 15 mars. Mund të flas me nusen tuaj?

Pronari: Kamera të mbyllet!

Gazetari: Ju e keni larguar Donaldin nga puna për arsye të mosrespektimit të rregullave në punë. Ai bëri aksident në datën 15, në makinerinë tënde, i preu gishtat.

Pronari: Nuk kuptoj!

Gazetari: Nusja jote mund të vijë këtu?

Pronari: Jo!

Gazetari: Po Deda?

Pronari: Jo!

Gazetari: Pse?

Pronari: Ti je polic?

Gazetari: Jo, gazetar i emisionit investigativ “Stop”.

Pronari: Mirupafshim!

Gazetari: Po, por duhet të mbani përgjegjësi për atë, që ka ndodhur!

Pronari: Mirupafshim!

Gazetari: Pse mirupafshim?

Pronari: Pse të flasësh ti? Pse të flas unë? Polic je ti?Je i paligjshëm këtu. Je në ambientin e punës./ Tv Klan

Etiketa: AksidentiDonald Tufipunastop


Ju sugjerojmë

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Aktualitet

S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

29 Korrik, 2025 2:44 pm
Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..
Aktualitet

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

29 Korrik, 2025 2:28 pm
Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
Aktualitet

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

29 Korrik, 2025 2:05 pm
Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
Aktualitet

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

29 Korrik, 2025 1:42 pm
Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi
Aktualitet

Kryemadhi para SPAK: Gati skenari për filmin e radhës! Nuk bashkëpunoj…

29 Korrik, 2025 1:28 pm
Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..

29 Korrik, 2025 1:15 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Fier/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, nën hetim edhe dy 15-vjeçarë

29 Korrik, 2025 12:56 pm
Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

29 Korrik, 2025 12:43 pm
Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Te Fundit

Situata e zjarreve/ MM: Në 24 orë janë evidentuar 52 vatra, 2 ende aktive

29 Korrik, 2025 12:35 pm
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

29 Korrik, 2025 12:26 pm
Para
Durrës/ Mbytet në det pushuesi nga Kosova

Durrës/ Mbytet në det pushuesi nga Kosova

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Merkel thirrje gjermanëve: Vaksinohuni që të lehtësojmë masat

Merkel thirrje gjermanëve: Vaksinohuni që të lehtësojmë masat
















TE FUNDIT

S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
29 Korrik, 2025

‘Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.’ Kështu shkruan në një postim në...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..
29 Korrik, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kundërshtuar draftin për Kodin e ri Penal. Çela ishte shprehur kundër ndryshime të Kodit...

Lexo më shumë

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
29 Korrik, 2025

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore i dënuar me 18 vjet burgim. Sipas bluve në...

Lexo më shumë

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
29 Korrik, 2025

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com