Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 Shkurti i gjen demokratët në çadër: Nuk luftuam për demokraci fasadë

2017/02/20 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
20 Shkurti i gjen demokratët në çadër: Nuk luftuam për demokraci fasadë

26-vjetori i rrëzimit të bustit të dikatorit Enver Hoxha i gjen gjen dekomratët në çadër. Ata protestojnë sot për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në këtë kontekst të duket se asgjë s’ka lëvizur nga 26 vite më parë kur u rrëzua busti i diktatorit në sheshin kryesor të Tiranës.

Në përkujtim të kësaj date të shënuar për pluralizmin shqiptar në çadrën ku po zhvillohet protesta e opozitës morën pjesë ish-dhjetoristë.

Ish-drejtori i RD-së, Preç Zogaj kujton se si 26 vite më parë, rinia vrau frikën për të kërkuar lirinë e saj.

“E nisën studentët e Kamzës. E vazhduan ata të Universitetit të Tiranës. E kulmuan qytetarët e Tiranës më 20 shkurt ’91 ne 14:07. E përfundoi po atë ditë e gjithë Shqipëria, Korça, Fieri, Shkodra. Shqipëria u ngrys pa Enver Hoxhën.”

Për Preç Zogajn, mesazhi i lëvizjes së 20 shkurtit 1991 është ende i qartë sot.
Demokracia smund të shartohet me diktaturën – tha Zogaj – Ndaj sot Partia Demokratike bashkoi njerëzit për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të vjedhura e të prishura.

Përmes risjelljes së shprehjes së shkrimtarit Viktor Hygo i cili thotë se “ska fuqi më të madhe sesa një kauzë koha e së cilës ka ardhur”, Preç Zogaj u shpreh se stilimi i kësaj lëvizje është një: fitorja.

Ndërsa për Bislim Ahmetajn, shqiptarët 26 vite më parë bënë të mundur që ëndrra të bëhej realitet.

Më parë thirrja ka qënë: e duam Shqipërinë si gjithë Europa – tha Ahmetaj, duke shtuar se sot, qeveria e ka kthyer në: duam që gjithë shqiptarët të ikin nga vendi i tyre në Europë.

Prandaj duhet të ngrihemi si në vitin ’91 për të rrëzuar këtë demokraturë – tha Ahmetaj.

Dje një nga studentët e qëndresës kundër diktaturës komuniste, sot pedagog, Ilir Kaduku tha se shoqëria përbëhet nga qëndrestarë idealistë.

Duke risjellë një shprehje të Winston Churchill, Kaduku thirrjen ia drejtoi popullit: Një popull që harron, vdes. Ne nuk duhet të harrojmë sakrificat e intelektualëve dhe të të burgosurve politikë.

Mesazhin Kaduku ia drejtoi kryeministrit Rama: “Viktor Hygo ka thënë se kur diktatura është fakt edhe pozicioni është detyrë. Ne nuk ikim nga këtu”.

Fatmir Merkoçi kujtoi përgjigjen e qytetarëve ndaj thirrjes së studentëve të 91-shit, të cilët mbushën sheshin si rrallë ndonjë.

“Një masë e madhe njerëzish të ndërgjegjshëm për çfarë po bënim, u përball me forcën më të madhe të shtetit. Ishte dita kur ne nuk përmbysëm vetëm shtatoren e diktatorit, por përmbysëm frikën”.

Si udhëheqës i 20 shkurtit ’91 Merkoçi mbështeti bindshëm kryetarin demokrat Lulzim Basha për thirrjen e kësaj lëvizje dhe vendimet e marra deri më sot. Thirrjen e rezervoi për popullin e Tiranës: “Na u bashkoni si në 20 shkurt 1991 pasi diktatura nuk njeh ngjyra partiake”.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha e PD-së: ” Jemi këtu sepse njësoj si para 26 vitesh bijtë e etërve duan të zëvendësojnë demokracinë e vërtetë me demokracinë fasadë. Demokracia fasadë është e keqja e të këqijave ndaj jemi mbledhur sot këtu në këtë ditë të madhe të madhe të përkujtimit të 20 Shkurtit, për të rinovuar edhe një herë mesazhin e madh popullor që dhamë tre ditë më parë: Se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë, ekonomi fasadë, Parlament fasadë, shëndetësi fasadë, bujqësi fasadë, arsim fasadë. Se shqiptarët janë ngritur për demokracinë e vërtetë dhe lirinë e vërtetë dhe se kjo mund të arrihet përmes vetëm zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

IMG_6993IMG_7045

Etiketa: 20 shkurtprotesta e PDrenia e bustit

Ju sugjerojmë

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Para
Benefitet e Këshillimit Psikologjik

Lojra të dashurisë

Mesazhet e fundit të shoferëve para se të pësojnë aksident, shumica shkruajnë këtë…

Mesazhet e fundit të shoferëve para se të pësojnë aksident, shumica shkruajnë këtë...

Elivar Golemi rrezikon 3 vite burg për vjedhjen e Thesarit të BSH-së

Elivar Golemi rrezikon 3 vite burg për vjedhjen e Thesarit të BSH-së

TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com