Presidenti, Ilir Meta, këtë të martë ka publikuar të dhënat zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, ku rezulton se numri i të infektuarve nga koronavirusi arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Përmes një statusi në rrjetet Sociale, Meta bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e COVID-19, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës
“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë.
Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolute”, shkruan Meta./Opinion.al