Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 vite pa parë fëmijën, nëna: Djali thotë babi më ka gjetur në lakra

2020/06/21 at 7:56 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
2 vite pa parë fëmijën, nëna: Djali thotë babi më ka gjetur në lakra

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të një nëne, e cila prej 2 vitesh nuk shikon djalin e saj.


Blerta ka jetuar 7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij, por marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë. Ajo në studio pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme psikologjike. Madje para se vjehrra ta përzinte nga shtëpia, ajo dhe burri i saj flinin në dhoma të ndara.

Pasi largohet nga shtëpia e tyre dhe kthehet tek prindërit, ajo nxjerr një urdhër mbrojtje dhe djalin e tyre, që sot është 7 vjeç arrin ta marrë me vete.

Por djali i xhaxhait të bashkëshortit vjen tek shtëpia e tyre dhe me mirëkuptim kërkon që të marrë djalin dhe ta çoja tek Edmondi, që është burri i saj dhe më pas ta sjellë sërish.

Blerta pranoi dhe bën edhe një deklaratë dore. Por premtimi nuk u përmbush, pasi që nga Qershori i viti 2018 dhe deri tani, nëna nuk e ka takuar më djalin e saj, edhe pse ajo ka fituar kujdestarinë e tij.

Blerta: Vjen vjehrra, kishim 3 ditë që nuk flisnim me vjehrrën, edhe burri nuk fliste, flija më vete, nuk flinim bashkë.

Feruze: Pse nuk thua moj Blerta, se tani e mora vesh, ke fjetur në ashef përjashta në muajin Nëntor, që atje në Korçë nuk fle sot pa rroba, jo më në Nëntor. Pse nuk më the, mama më kanë nxjerrë në ashef. Burri jot flinte brenda, të merrte dhe fëmijën e mbante në krevat dhe ty të linte në ashef.  Telefon kishe, më merrje në telefon.

Blerta: Ai më kërcënonte zonja Eni për prindërit. Nëse ti do të ikësh, unë do të vras prindërit, vëllezërit, motrat  sepse ti ikën nga qejfi këtu, se ty nuk të mungon asgjë. Se ata e quanin po të haje bukë atje, e quanin gjithçka, e quanin lumturi. Unë atje asnjë ditë të bardhë nuk pashë. Kam menduar vetëm për fëmijën që mos e lë pa baba. Atë mëngjes vjen vjehrra dhe thotë ti ik nga shtëpia, se ti nuk je për çunin tim, kur nuk fle me burrin, ik në shtëpinë tënde. Por fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë tha. Unë do shes shtëpinë dhe ti fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë me sy. Dhe po del e vërtetë, se unë po bëj 2 vjet e gjysmë që nuk e shikoj atë fëmijë. Unë mora babin në telefon.

Eni Çobani: E tmerrshme! Pra ajo kërcënon që do shes dhe shtëpinë dhe ti djalin nuk ke për ta marrë. Shitja e shtëpisë patjetër që nënkupton korrupsionin, pra ajo grua pretendon që në cfarëdolloj forme, do bëjë që këtë djalë ta ndajë nga mamaja. Nuk e di këtë fëmijë e ka bërë zonja apo e ke bërë ti. Si ka forcë një gjyshe të bëjë kërcënime të tilla.

Blerta: Ajo atë e quante si fëmijën e vet, më thoshte ti nuk di.

Feruze: Blerta faji jot është kështu që ti nuk e ke fëmijën sot në dorë, se fëmijën ti…

Blerta:  Zonja Eni unë vajta në polici!

Feruze: Prit dëgjo mamanë këtu! A e mora fëmijën unë, që ma solli policia, e mbajtëm dy muaj e gjysëm fëmijën aty. Pse i besove ti Elton Gongos dhe i dhe fëmijën? Pse i besove? Kush është Elton Gongo? Ai është njeri i atij dhe ta mori fëmijën ta çovi tek ai dhe ti nuk e pe.

Blerta: Zonja Eni unë atë gjë e kam bërë me deklaratë.

Feruze: Kur të doli fëmija në telefon dhe tha mami mos më merr më, se nuk jam fëmija yt më ka gjetur babi tek lakra dhe më ka rritur nëna. A të tha kështu?

Blerta: Ashtu e mësonte vjehrra! Zonja Eni u bëra deklaratë pastaj ja dhashë atij, se nuk doja ta ndaja fëmijën nga babai./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Vishet nuse 53 vjeç, burri: Bëhet dasmë edhe në pleqëri

Vishet nuse 53 vjeç, burri: Bëhet dasmë edhe në pleqëri

Plagoset 29-vjeçari, autori qëlloi nga makina dhe u largua (Emrat)

Plagoset 29-vjeçari, autori qëlloi nga makina dhe u largua (Emrat)

Rastet me COVID-19 në fasoneri, PD: I refuzohet paga 70 mijë grave

PD: Faji për shtimin e rasteve është i qeverisë, menaxhimi në QSUT në kaos
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com