Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar dy të vdekur dhe 98 të infektuar me koronavirus.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, duke e çuar në total numrin e viktimave në 648 persona.
Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.
Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.
Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).
Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba.