Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka konfirmuar këtë të martë se një çift pelikanësh i gjetur i ngordhur disa ditë më parë në liqenin e Prespës së Vogël kanë qenë të prekur nga gripi i shpendëve.
Pak ditë më parë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit lajmëroi se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke.
Me sa duket virusi ka prekur dhe shpendët në territorin tonë./Opinion.al