Zaimina Vasjari solli në jetë një muaj më parë vajzën e saj Khloe, dhe jeta e saj duket të ketë ndryshuar për mirë. Në postimet e saj në rrjetet sociale ajo duket gjithmonë dhe më e lutmur dhe kjo është vërtetuar në shkrepjet e fundit që janë bërë nga Revista Who.
Zaimina ka qenë mes publikut në mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve, “Rikthimi i dallëndysheve”, së bashku me partnerin e saj, dhe nga fotot e shkrepura ajo duket shumë në formë por edhe shumë e lumtur. Ajo është fotografuar shumë e qeshur krah Klodian Asllanit, partnerit të saj të shumë viteve, dhe vërtet që trupi pas lindjes duket në formën më të mirë.