Aktualitet

2 fëmijë rezultojnë me HIV për 2022 në Shqipëri,njëri i infektuar në sistemin shëndetësor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 01/12/22 |
Opi Nion

Në një kohë që organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar objektivin se në 2030 do ketë zero infektime të fëmijëve me HIV, Shqipëria bën hapa mbrapa, pasi për vitin 2022 rezultojnë dy fëmijë të infektuar.

“Nga Janari deri në Tetor të vitit 2022 kemi 80 raste infektimi të diagnostikuar  nga të cilët 19 i përkasin seksit femër dhe 61 seksit mashkull. Këtë vit kemi 2 raste infektimi tek fëmijët nën moshën 14 vjeç, kemi një rast të transmetimit vertikal nga nëna tek fëmija dhe një rast tjetër është nën investigim pasi prindërit janë negativ, ndërsa bebja ka rezultuar pozitive.

Dyshimet në rastin kur prindërit janë negativ, sigurisht mbetët për t’u investiguar në shërbimet e kujdesit shëndetësor që i janë ofruar fëmijës gjatë periudhës para infektimit”, ka thënë Olimbi Hoxhaj.

Sipas drejtueses së shoqatës së personave që jetojnë me HIV në Shqipëri fëmija që është infektuar në sistemin shëndetësor është 1-vjeç.

“U vendos për në një terapi, sapo u konfirmua diagnoza, ka qenë në ndjekje në klinikën pediatrie të shërbimeve infektive, por aktualisht, po trajtohet për kujdes më të specializuar në një vend fqinj”, ka thënë Hoxhaj.

Të larta mbeten edhe rastet e vdekjeve në vend për shkak të dignostikimit të vonë të sëmundjes.

“Kemi 11 humbje jete për shkak të AIDS, 5 prej të cilave janë nga rastet e reja të diagnostikuar këtë vit, që do të thotë se ne vazhdojmë akoma të kemi diagnozë shumë të vonë”, ka thënë Olimbi Hoxhaj.

Rruga kryesore e transmetimit është në marrëdhëniet homoseksuale.

Në total në vendin tonë janë diagnostikuar 1500 persona me HIV, ndërsa te përfshirë në skemën e mjekimit janë 780  persona të rritur dhe 12 fëmijë me HIV.  /Klan News

 

 

Pas