Episodi i kësaj të marte i emisionit “Opinion” në Tv Klan, do t’i kushtohet plotësisht një personazh tejet të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi ka kontribuuar në letërsinë dhe politikën.
Bëhet fjalë për njëprej intelektualëve më të njohur të historisë së shtetit shqiptar, Ismail Kadarenë, i cili ndërroi jetë në fillim korriku të vitit 2024.
Më 28 janar, Kadare ka vjetorin e 90-të të lindjes së tij.
Për ta kujtuar, Akademia franceze, anëtar i së cilës ishte dhe Kadareja, do të organizojë së bashku me ambasadën shqiptare një event shumë të rëndësishëm. Ky event do të mbahet në Akademinë Franceze, në Paris, më 29 janar, në orën 18:00.
Kështu, emisioni do të fokuset në një prej dy intervistave më interesante të Ismail Kadares që ai i ka dhënë “Opinion”, ajo e gushtit të vitit 2010, në shtëpinë e tij të pushimit, në zonën e Golemit.
Intervista fokusohet në dy-tre momente ekskluzive, tek viti 1990, kur ai pati dhe përplasjet e para me Ramiz Alinë, si dhe mënyrën se si francezët vendosën t’i japin strehim Kadaresë.
















