Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1975/ Ridënimi i Havzi Nelës në Spaç, për deklarimet proamerikane e proeuropiane

2018/06/08 at 6:00 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
1975/ Ridënimi i Havzi Nelës në Spaç, për deklarimet proamerikane e proeuropiane

Nga Kastriot Dervishi


Kur Havzi Nela ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Spaçit, ndaj tij filloi një çështje tjetër penale, duke u përdorur kallëzimtarët e burgjeve. Shumë nga pohimet e tyre Havziu i pranon, pavarësisht se ato janë thënë në kohë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Në përgjegjësi nga këto denoncime del se Havziu e njihte gjendjen, sidomos atë ndërkombëtare dhe nuk kishte as dyshimin më të vogël se tiranët e regjimit komunist, mund të bënin ndryshe. Ai ka pasur një besim të patundur se një ditë ky regjim do të binte, ndonëse nuk pati fatin ta jetonte këtë ndryshim. Por qartësia politike e Havziut për çështje politike është me të vërtetë për t’u vënë në dukje. Jemi pikërisht në vitin 1975, kohën kur regjimi kishte mohuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën e Sigurimit e Bashkëpunimit Europian (KSBE – sot OSBE). Anëtarësimin në këtë organizatë vendi ynë do ta merrte vetëm në qershor 1991. Por le të ndjekim denoncimet e kallëzimtarëve.

Më 8 gusht 1975 Havzi Nela u dënua me 8 vjet heqje lirie. Doli nga burgu më 19 dhjetor 1986, pas 19 vjetëve heqje lirie. Më poshtë, kam përzgjedhur, ekstrakte nga 6 kallëzimet kundër tij.

Denoncimet ndaj Havzi Nelës

1

Duke më folur për këto ai më tha se tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t’i detyrojnë edhe këta t’i zbatojnë patjetër, bile për këtë unë bëra edhe debate me të e fola ashpër duke kundërshtuar, pro asi nuk bindej duke ia kundërshtuar, por ai nuk bindej duke thënë se këto gjëra i dinte mirë.

2

Havziu këtu në kamp flet vazhdimisht kundër partisë e pushtetit popullor me të dënuarit, kështu ka folur edhe me mua. Ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk ka liri e demokraci për njerëzit, se pushteti i dënon njerëzit kot pse dalin e shkojnë jashtë shtetit, kur në vendet e tjera të botës nuk i dënon kush për këtë gjëra. Ekonomia e vendit është shumë më e dobët se në venet e tjera, se nëpër kooperativa njerëzit vuajnë se nuk marrin asgjë, etj.

3

I dënuari Havzi Nela, hapi fjalë se heqja e presidentit amerikan Nikson do të thotë se në Amerikë e në Perëndim ka liri e demokraci, ndërsa unë menjëherë e kundërshtova se nuk kam pasur qejf kurrë të hyj në biseda të tilla. Ai vazhdoi duke thënë pse duhet t’i bënte gjithë këto vjet në burgje.

4

…kur ndodhi revolta e Spaçit, unë jam ndodhur këtu brenda dhe e kam parë Havziun se ky ishte nga më aktivistët aty duke hedhur parulla kundër pushtetit e partisë, ka marrë pjesë në mbledhjen krahinore të dënuarve nga Rrethi Kukës që u bë gjatë revoltës.

5

Aty nga mesi i janarit 1975, Havziut i erdhën në takim i vëllai dhe nusja e vëllait dhe mbasi u kthye nga takimi më tha se këlyshët e Enver Hoxhës ia kishin ndërprerë takimin. Kjo sepse kur ka pyetur i vëllai Havziu i ka thënë se punë e dajak kishin plot…

6

ndër bisedat që kam pasur me Havzi Nelëm, ai më thënë se këtu tek ne partia, nuk ka fonde për të financuar ndërtimin e veprave të ndryshme dhe i ndërton me punë vullnetare e me aksione pse s’ka të holla për të paguar punëtorët dhe ata që shkojnë në aksione nuk shkojnë nga vullneti i mirë…Këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko. Ai tha se po të flasësh 2 fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut. Gjithashtu Havziu më ka thënë se në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetës kanë arritur kulmin pasi ke ç’të shijosh…Havziu ka agjituar para të dënuarve.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Vladimir Putin i kërkon kancelarit austriak të organizojë takimin me Donald Trump

Vladimir Putin i kërkon kancelarit austriak të organizojë takimin me Donald Trump

E sapo publikuar, Bujar Qamili dhe Luana Vjollca sjellin bashkëpunimin

E sapo publikuar, Bujar Qamili dhe Luana Vjollca sjellin bashkëpunimin

Moisi Habilaj ‘kyç’ gojën, nuk dëshmon kundër Saimir Tahirit

Moisi Habilaj ‘kyç’ gojën, nuk dëshmon kundër Saimir Tahirit
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com